Rama kritikoi Xhaçkën? Balla: Ministrja ka prezencë të rregullt, mos u merrni me thashetheme

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka përgënjeshtruar lajmin se ministrja Olta xhaçka është kritikuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme.

Balla e quajti këtë lajm një thashethem dhe se nuk ka asgjë të vërtetë pasi ministrja ka një prezencë mjaft të rregullt.

“Nuk është aspak e vërtete. Zonja Xhaçka ka një prezencë të rregullt edhe marrëdhënie korrekte me Kuvendin e Shqipërisë, për t’iu referuar atyre thashethemeve. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo që kryeministri thotë është që të qenurit deputet nuk të bën automatikisht kandidat për kryetar bashkie. PS ka aq shumë burime. Ka një proces të qartë të vendosur nga kryesia e partisë për përzgjedhjen e kandidatëve, të mos bëjë votime brenda vetes”, u shpreh Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *