Luizi me ‘hapa të mëdha’! Planifikon propozimin e Kiarës

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Megjithëse Luizi vazhdon të tregojë kujdes ndaj saj, Kiara e ka komentuar situatën duke theksuar se ai po e bën atë thjesht për “show”.

Edhe pse ai shpesh herë e ka zgjuar për t’i dhënë ilaçet, ajo ka zgjedhur të mos i flasë ose ta falenderojë për atë veprim. Nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i mbajë qëndrim apo akulli mes tyre do të thyhet. Çdo gjë varet nga dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë, ku siç dihet, ka gjasa që të ndryshojnë dita-ditës.

Së fundmi, në një diskutim me Olta Gixharin dhe Bjordi Mezini, Luizi ka përfytyruar rreth një momenti mjaft romantik mes tij dhe Kiara Titos dhe, kur themi romantik e kemi fjalën për momentin e propozimit. Mënyra se si ai e mendonte atë ishte paksa platonike, por artisti shprehet mjaft optimist dhe mendon se mund ta realizojë atë.

“Do të pres deri në ditën e fundit kur do të jem vetëm në skenën me një banor, por kush do jetë se di, po kam dy-tre emra në mendje, … publiku ka vendosur qe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” është… në atë moment do ta prish atë moment dhe do ulem në gjunjë, do fus dorën në xhep dhe do nxjerr një unazë, do hap kutinë, dhe do i propozoj në skenë, do ulem në mes, të gjitha dritat do të fiken dhe nëse ajo thotë jo, nuk ka problem Luizi”,- shprehet Luizi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *