Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për mediat pas largimit nga seanca parlamentare. Ai ka paralajmëruar protestë kombëtare, duke thënë se do jetë shumë afër, por pa zbuluar datë.
“Do kemi një protestë kombëtare, më e afërt nga sa ju e mendoni”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha u ndal edhe në çështjen e bashkimit të Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë i kanë marrë vendimet, por nuk i bëri publike.
“O do e zgjidh ky grup, se janë 620 mijë votues që kanë votuar për opozitën, këta nuk duan të na lejojnë fjalën dhe kontrollin dhe ne do i zgjidhim. Me të gjitha format. Sot foli opozita, këta përpiqen që opozita të mos flasë, por nuk do e realizojnë më. Ne kemi marrë vendimet tona dhe ju do i njihni dora dorës, këta kërkojë të mohojnë çdo gjë. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi” – u shpreh ai.
Berisha e mbylli fjalën e tij duke shprehur se opozita do t’i përgjigjet me forma demokratike dhe nuk do të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese.