Gjendet një trup i pajetë në lumin Osum (Emri)

Trupi i mbytur i 32-vjeçarit Jurgen Merkaj është gjetur në fshatin Orizaj të Beratit, në ujërat e lumit Osum. Ai është gjetur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *