Arrestohet shqiptari në Itali/ Kërcënoi pronarin e lokalit, sulmoi edhe…

Një ngjarje e pazakonshme është regjistruar në Itali natën e shtunë, brenda ambienteve të një lokali. Një 50-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur, sulmoi pronarin e lokalit dhe ofendoi klientët e pranishëm të cilët u frikësuan.

Sipas mediave italiane në përpjekje për t’u largua ai rrëshqiti dhe mori disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste. Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar, duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.

Efektivët kanë mundur ta areestojnë dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari ka goditur me shkelma xhamin e makinës. Në fillim ai nuk pranoi të tregonte identitetin e tij, për shkak se nuk dispononte leje qëndrimi në shtetin italian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *