Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, teksa janë duke marrë mjekimet e duhura.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/