(Emri) Dhunohet mësuesi i edukimit fizik, ja detajet e para

Një mësues i edukimit fizik në Tepelenë është dhunuar ditën e sotme. Kleanth Laçi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të paqarta.

Arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit është shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale nga familjarët, të cilët po ashtu kanë njoftuar policinë. Ai është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të ‘sqaroheshin’ me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Plagët e marra janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *