Shtyhet seanca gjyqesore e parashikuar për tu mbajtur sot ndaj ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Mësohet se shkak është bërë fakti që avokati i Tahirit Maksim Haxhiaj ka pasur një seancë gjyqësore paralel në gjykatën e Apelit në Durrës. Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës ndaj ish-ministrit.
Kujtojmë se Tahiri përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga gjykata e shkallës së parë. Në atë kohë ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove. Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të vitit të shkuar. Kjo gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.