Vendimi/ Rama: Himni kombëtar do të këndohet në shkolla çdo të hënë

Ditën e sotme, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga shkollat në vend, ku nxënësit dhe mësuesit këndojnë himnin kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se është marrë vendim që himni do të këndohet në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore.

“MIRËMËNGJES
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *