‘Ekonomia’/ Braçe: Tregu është deformuar! Duhen kontrata me fatura mes grumbulluesve dhe fermerëve

Deputeti i PS, Erion Braçe ka renditur vështirësitë me të cilat përballen bujqit për shkak të vonesave në pagesë prej grumbulluesve.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kërkoi që mes kompanive të grumbullimit dhe fermerit të ketë kontrata të rregullta dhe fatura tatimore me TVSH me qëllim që të jenë të detyruar që brenda 30-60 ditëve të paguajnë detyrimin, në të kundërt pagesa do të kryhet me kamatvonesë. Po ashtu, ai kërkon dokumentim të situatës aktuale në mënyrë që bujqit të mos vuajnë më nga vonesa e pagesave.

“Mallrat pa faturë nga bujku te kompanitë e grumbullimit, qarkullon pa faturë zyrtare të njohur nga autoritetet ligjore të vendit. Kur veçanërisht kompanitë e eksportit dhe kompanive të tjera, që nxjerrin eksport, apo që nxjerrin në treg, plotësojnë fatura, që nuk korrespondojnë me as me cilësinë, as çmimin…etj. Pasoja e kësaj marrëdhënie informale në treg bije mbi bujkun. S’ka faturë për mallin, gjen dëftesa dore që u jepen bujkut në dorë për të pritur kohën për të marrë paratë e tij. Nuk përcaktohet as pesha, as cilësia, as çmimi, ditën kur malli është dorëzuar.

Ka vonesa të mëdha që shkojnë jo me javë por me muaj të tërë për pagesat e bujkut dhe mbi të gjitha një situatë e tërë mashtrimi për bujkun. Kur nuk i reflektohet sasia e madhe, as cilësia dhe çmimi në ditën e shitjes së produktit, kjo ka sjellë vështirësi me bujkun prodhues. Paratë që merren nga një cikël prodhimi janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e një cikël të ri prodhimi.

Mungesa e parave bën që bujku të hyjë në zinxhir borxhi, të domosdoshme për një cikël prodhimi. Është një zinxhir i tërë që nis këtu dhe zhvillohet si një zinxhir borxhesh. Elementi tjetër shqetësues është konkurrenca e kompanive të grumbullimit. Tregu është deformuar në mënyrë të hapur. Ka grumbullues shumë të mëdhenj që vijojnë të punojnë me prodhimin e bujkut ashtu siç ka kompani të tjera që punojnë me lekë në dorë dhe janë vështirësi nga një konkurrencë e pandershme. Të tjerët vendosin çmime normale tregu që i paguajnë në çast në kushte informaliteti dhe në mashtrim të plotë. Kjo konkurrencë godet bujkun. Ky vit që u mbyll duke u nisur nga cikli i pare i prodhimit në tregjet ndërkombëtare ka pasur çmime të larta ndërsa këto për bujqit janë njësoj si viti më parë. Zona e Divjakës nuk ka marrë ende paratë e shalqinit që ka shitur në maj e qershor.

Duhet të ketë formalizim për kontratë mes bujkut dhe grumbulluesit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk ekziston. Kjo bën që bujku të mbrohet. Po ashtu duhet të ketë fotografim të situatës aktuale për të verifikuar dhe dokumentuar situatën aktuale. Duhet mbrojtur bujku dhe prandaj ky ligj bën të detyrueshme që grumbulluesit apo përpunuesit të kenë kontrata ligjore dhe fatura ligjore që dokumentojnë transaksionin në kohë reale dhe detyron palët ta bëjnë të pagueshme brenda 30-60 ditëve dhe më pas kalon në kamat vonesa pas këtij afati dhe interesat përkatëse”, tha Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *