Presidenti Bajram Begaj gjatë ceremonisë përkujtimore për 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Lezhë, u ndal edhe në deklaratat e ministrit britanik lidhur me shqiptarët. Ai nuk iu referua specifikisht debatit mes Tiranës zyrtare dhe Londrës, por u shpreh se shqiptarët po bëhen viktima të problemeve që nuk kanë lidhje me ta.
“Të gjeneralizosh shqiptarët me të kundërtën e asaj ç’ka historia e parë gjakftohtësish e profesionalisht ka treguar, është mashtrim! Këto shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve” – u shpreh Begaj.
Gjatë fjalës së mbajtur presidenti shtoi se shqiptarët janë detyruar shpeshherë të vetëmbrohen vendosmërisht për tokën, kulturën, gjuhën dhe dinjitetin e tyre.
“Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit të shumë përmendur në shumë kronika e histori, duhet t’i kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe historinë e Europës.” – tha presidenti.
Ministri britanik i emigracionit, Robert Xhenrik i cilësonte shqiptarët si kriminelë dhe kërkonte gjetjen dhe arrestimin e tyre.