16-vjeçari në intubim, Pipero qetëson njerëzit: Grip i zakonshëm

Nga: Klea Balliu

Një 16-vjeçar ishte personi i parë i infektuar me virusin respirator RSV në vendin tonë. Rasti u konfirmua dy javë më parë, ku gjendja e të infektuarit është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim.

Por çfarë është virusi RSV?

Virus Sincicial Respirator (Syncitial Respirator Virus) i njohur gjerësisht me shkurtimin RSV është një virus respirator që shkakton infeksione në mushkëri dhe në përgjithësi në rrugët e frymëmarrjes. Ai është virusi përgjegjës për ftohjen, por nëse prek rrugët e poshtme të frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksione serioze, si polmoniti apo bronkioliti.

Ky virus shfaq të njëjtat simptoma si gripi, temperaturë të lartë, kollë, dhe dhimbje kraharori. Krahas simptomave si temperatura e lartë, kollë, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij gripi është edhe dhimbja e fortë e trupit.

Në një intervistë për Priza.al mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tregon se virusi RSV është shfaqur në Shqipëri që nga vitit 2016 dhe prek konkretisht rrugët e frymëmarrjes.

“Është një virus i rrugëve të sipërme respiratore, i cili përfshihet te viruset e ndjekura përmes survejancës sentinel nga ISHP krahas viruseve te gripit. Në njëfarë mënyre kur izolohet dhe në ISHP vazhdon të izolohet besoj që nga viti 2016, dëshmon fillimin e qarkullimit të virozave te sipërme respiratore, edhe të gripit gjithashtu”,– shprehet mjeku.

I pyetur për rrezikshmërinë dhe simptomat e këtij virusi, Pipero tregon se ky virus shkakon simptoma të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm. Simptomat më të rralla janë rastet kur preken rrugët e poshtme respiratore shoqëruar me komplikacione.

“Njëlloj si viruset e tjera të rrugeve të siperme respiratore mund të shkaktojë infeksion të tyre, të ngjashëm me simptomat e gripit, si: temperaturë, kollë, rrjedhje hundësh, dhimbje koke dhe trupi. Simptomat më të rralla janë prekje të rrugeve të poshtme respiratore shoqëruar me pneumoni dhe shumë më rrallë edhe komplikacione të SNQ, si encefalit”,– tregon Pipero.

Lidhur me situatën në Shqipëri, mjeku infeksionist e parashikon situatën normale dhe pa problematika duke treguar se moshat më të rrezikuara që duhet të kenë më shumë kujdes janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

“Përgjithësisht moshat më të rrezikuara janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë’,– thekson mjeku.

I pyetur se çfarë ndodh kur pacientët vuajnë me RSV dhe ju mbivendoset edhe COVID-19, Pëllumb Pipero tha se deri më tani nuk ka pasur raste të një mbivendosjeje të tillë dhe se komplikacionet janë shumë të rralla.

“Rastet e infektuara me RSV nuk janë klinike ose kanë simptoma të lehta grip ngjasuese, shumë rrallë bën komplikacione. Një bashkëvendosje e dy apo më shumë viruseve njëkohësisht natyrisht që mund të jetë më serioze. Deri tani ne (të paktën unë nuk di ndonjë rast klinik) nuk kemi pasur bashkëvendosje RSV dhe Covid-19 edhe pse raste të tilla nuk mund të përjashtohen”,– përfundon Pipero.

INTERVISTA E PLOTË:

1. Çfarë është virusi RSV?

Është një virus i rrugëve të sipërme respiratore, i cili përfshihet te viruset e ndjekura përmes survejancës sentinel nga ISHP krahas viruseve te gripit. Në njëfarë mënyre kur izolohet dhe në ISHP vazhdon të izolohet besoj që nga viti 2016, dëshmon fillimin e qarkullimit të virozave te sipërme respiratore, edhe të gripit gjithashtu.

2. Sa i rrezikshëm është ky virus?

Njëlloj si viruset e tjera të rrugeve të siperme respiratore mund të shkaktojë infeksion të tyre, të ngjashëm me simptomat e gripit, si: temperaturë, kollë, rrjedhje hundësh, dhimbje koke dhe trupi. Simptomat më të rralla janë prekje të rrugeve të poshtme respiratore shoqëruar me pneumoni dhe shumë më rrallë edhe komplikacione të SNQ, si encefalit.

3. Çfarë simptomash ka?

Ky virus ka simptoma të njëjta me gripin e zakonshëm.

4. Si të dallojmë simptomat e këtij virusi nga një grip normal?

Klinikisht simptomat nuk dallohen, diganoza vendoset përmes analizave laboratorike mikrobiologjike.

5. Si e parashikoni situatën në Shqiperi?

Në lidhje me RSV, situatë normale.

6. Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Përgjithësisht moshat më të rrezikuara janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

7. A mund të jetë një mutacion i rrezikshëm midis RSV dhe COVID-19?

JO.

8. Çfarë ndodh kur pacientët vuajnë me RSV dhe ju mbivendoset edhe COVID-19?

Përgjithësisht rastet e infektuara me RSV nuk janë klinike ose kanë simptoma të lehta grip ngjasuese, shumë rrallë bën komplikacione. Një bashkëvendosje e dy apo më shumë viruseve njëkohësisht natyrisht që mund të jetë më serioze. Deri tani ne (të paktën unë nuk di ndonjë rast klinik) nuk kemi pasur bashkëvendosje RSV dhe Covid-19 edhe pse raste të tilla nuk mund të përjashtohen.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *