Samiti i Davosit/ Rama për sulmet kibernetike: Do të sofistikojmë mbrojtjen

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij  në forumin e Davosit lidhur me sulmet kibernetike. Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua nga vendi ynë me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare.  Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm” – tha Rama.

Rama u tregoi të pranishmëve se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale. Ai u shpreh se vendi ynë ka sot 95% të shërbimeve publike të aksesueshme online.

Rama tha se ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde. Sipas tij, rreziku nga sulmet kibernetike i ngjan asaj të një pandemie.

Në fokus të diskutimeve të samitit janë problemet aktuale ndërkombëtare si lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe sulmet kibernetike. Të pranishëm në këtë forum ishin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski të cilët do të kenë fjalën e tyre lidhur me përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *