Chelsea duket e pangopur në merkaton e Janarit, me Blutë e Londrës që deri më tani kanë nënshkruar me 5 futbollistë. Synimi është ngjitja në tabelën e renditjes dhe për këtë shkak presidenca dhe drejtuesit kanë shpenzuar 173 milionë euro.
Blutë e Londrës qëndrojnë në vendin e 10-të me 19 pikë më pak se skuadra tjetër e kryeqytetit, me Todd Boehly që ka shpenzuar rreth gjysmë miliard euro në tetë muaj presidencë. Badiashile firmosi për 38 milionë euro nga Monaco, duke zënë direkt vendin e titullarit në dëm të Koulibaly.
Rreth 100 milionë euro u investuan te Mudryk, që sipas gjasave do e nisë si titullar nën urdhërat e Potter. Ende në pritje ndodhet Andrey Santos, i marrë për 20 milionë euro nga Vasco da Gama.