Cristiano Ronaldo do të jetë kapiteni i All-Starit të përbërë nga lojtarë të Al Hilal dhe Al Nassr që do të përballet me PSG-në këtë të enjte në kryeqytetit të Arabisë Riad. Mëngjesin e sotëm, klubi francez PSG u nis për në Doha për të vizituar Katarin dhe më pas do të niset për në Arabinë Saudite për t’u përballur me një ekip që do të drejtohet nga Marcelo Gallardo, ish-trajneri i River Plate. Përplasja mes Messit dhe Cristiano-s, dy legjendave të futbollit pritet me padurim nga tifozët.
Portugezi 37-vjeçar nuk ka bërë ende debutimin e tij me ekipin Al Nassr dhe të enjten do të jetë ndeshja e tij e parë në tokën saudite. Nga ana tjetër, PSG do të përpiqet të rifitojë besimin që humbi në fillim të vitit, duke shtuar dy disfata, e fundit këtë të dielë ndaj Rennes.