“Netflix” po kërkon një stjuardesë të re për t’iu bashkuar “ekuipazhit të ëndrrave” të tij dhe është i gatshëm të paguajë mbi një çerek milioni dollarë për kandidatin e duhur.
Gjiganti i transmetimit po punëson një stjuardesë kryesore për një nga avionët e tij privatë me bazë në San Jose, Kaliforni pranë selisë qëndrore të kompanisë në Los Gatos.
Përveç përgjegjësive normale të tilla si kryerja e inspektimeve të kabinës para fluturimit dhe kryerja e konferencave të sigurisë, stjuardesa do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e depove, sipas listës së vendeve të punës.
Stjuardesës do t’i kërkohet gjithashtu të kryejë fluturime në një avion Gulfstream G550 sipas nevojës. “Netflix” thotë se kandidatëve do t’u kërkohet të “demonstrojnë një përfaqësim profesional të “Netflix Aviation” në çdo kohë gjatë kryerjes së detyrave të pozicionit dhe thotë se aplikantët duhet të përqafojnë kulturën e Netflix dhe të jenë në gjendje “të operojnë me pak drejtim dhe shumë vetë – motivim.”
Kandidatët pritet të jenë në gjendje të ndihmojnë “Netflix Aviation” të sigurojë “transport ajror konfidencial” dhe duhet të jenë në gjendje të kryejnë punët e tyre me “diskresion”, thotë kompania.
Netflix nuk ka ofruar një gamë specifike kompensimi për rolin, por liston gamën e përgjithshme të tregut për pozicione të ngjashme që është midis 60,000 dhe 385,000 dollarë. Shuma përfundimtare e kompensimit do të përcaktohet nga “një gamë e gjerë faktorësh kompensimi” duke përfshirë aftësitë dhe përvojën, thotë kompania.
Roli kërkon “fleksibilitet për të punuar një orar të larmishëm pune, duke përfshirë udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare, që shpesh kërkojnë ditë pune në fundjavë dhe pushime dhe periudha të gjata udhëtimi”, si dhe një aftësi për të ngritur dhe mbajtur deri në 30 kilogramë në të njëjtën kohë.
Studio prapa “Stranger Things” ka 30 zyra në mbarë globin , duke përfshirë vendndodhje në Madrid, Seul, Tokio, Mexico City dhe Londër.