Feston ditëlindjen e 27-të, Sara Hoxha zbulon për çfarë është më shumë krenare

Bashkë-producentja e “Big Brother Vip” Sara Hoxha feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar urimet e veçanta për të.

Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është një postim i vetë Sarës në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto me fëmijët e saj, krahas së cilës shkruan se “mami Sara” është gjëja që e bën me krenare nga të gjitha gjërat që ka bërë në jetë.

“Nga të gjithë gjërat që mund të kem bërë në jetë, mami Sara më bën më shumë krenare 27 vjeç dhe me zemrën plot”– shkruan Sara.

Sara Hoxha ka zbuluar pak kohë më parë detaje nga reality-show “Big Brother Vip” që filloi para pak javësh. Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara tregoi se jo të gjithë dinë ta menaxhojnë formatin e “Big Brother.”

Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa like në Instagram. Big Brotherin duhet ta menaxhosh. Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do u ndodhë” -tha Sara Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *