Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Brendshëm të Ukrainës, pas rrëzimit të një helikopteri mbi një kopësht fëmijësh ditën e sotme, ku deri tani raportohet për 18 viktima.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Çuçi shkruan se bashkohet me hidh1%rimin e popullit ukrainas.
“Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës”, shkruan Çuçi.