Vuçiq pritet në Davos me flamurin e Shqipërisë së Madhe

 

Flamuj të Shqipërisë së Madhe dhe Kosovës të varur në murin e një ndërtese përballë hotelit ku ai do të qëndrojë, kjo ishte pritja që iu rezervua Aleksander Vuçiç në Davos të Zvicrës, ku presidenti serb mbërriti për të marrë pjesë bashkë me liderë të tjerë në Forumin e njohur botëror të Ekonomisë, i cili nisi të hënën e zgjat deri në 20 janar.

Lajmin e raporton një reporter i media serbe Tanjug, i cili ndodhet në resortin dimëror zvicerane për të raportuar mbi takimin vjetor ku një elitë globale e liderëve të biznesit, politikanëve dhe ekonomistëve bëjnë parashikime të guximshme dhe përpiqen të përcaktojnë agjendën për vitin në vijim.

Vuçiç më herët sakaq, në një gjest të rrallë nga ana e tij, ka shprehur haptazi pakënaqësinë me Rusinë dhe i kërkoi asaj t’i japë fund fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë. Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.

“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb në një intervistë në televizionin Happy. Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *