Banori i “BBV Kosova” pëson sulm epileptik brenda shtëpisë, ja si paraqitet gjendja e tij

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” ka lënë sot në orët e para të mëngjesit shtëpinë, pasi ka pasur një sulm të rëndë epileptik.

Ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore pas sulmit epileptik që pësoi Karrica dhe më pas është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabël” -shkruan KlanKosova.

Faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” njoftoi ndjekësit e tij me anë të një postimi në rrjete sociale pasi Gjon Karrica la shtëpinë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *