Lezhë/ Përroi merr përpara makinën me pesë persona, detajet e para

Një familje prej 5 personazh ka rrezikuar jetën ndërsa po tentonin të kalonin përroin e Kalurit në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë. Makina me të cilën ata udhëtonin mbeti në mes të përroit ndërsa po tentonin të kalonin duke u kthyer nga Ungreji drejt fshatit të tyre.

Raportohet se kanë qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi te mundshme pasi niveli i përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë. Pesë personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë qe konstatuan situatën.

Familja që rrezikoi ka ndjekur rrugën në të cilën kishte udhëtuar edhe më parë duke mos e ditur rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit pasi nuk kishte rrugë tjetër alternative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *