Përfundon arratia 6 vjeçare; shtetasi kishte marrë peng të riun dhe më pas…

Një shtetas 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar pas 6 vitesh në arrati. Miky Ibrahimi ka rënë në prangat e policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në tetor të vitit 2015, në qytetin e Vlorës, Ibrahimi së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj (të arrestuar në 2015)  dhe Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama (ende në kërkim) kanë marrë peng një person në kazino. Të gjashtë këta persona kanë marrë me forcë 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *