Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme zyrtarisht hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në këtë shtet.
Ky vendim është paraprirë nga një tjetër VKM, e cila mbylli Misionin e Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev.