Në vijën bregdetare ka nisur aksioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme.
Operacioni për shembjen e godinave pa leje ka nisur nga Veriu, për të zbritur deri në Jug të vendit. Në total janë 15 ndërtime që do prishen nga IKMT-ja në Velipojë.
Po ashtu mësohet se në terren ndodhen zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i policisë Shkodër, Niko Brahimaj dhe efektive policie bashkë me inspektorët e IKMT.
Ndërkohë edhe në Ksamil, ka nisur shembja e ndërtimeve pa leje. Mësohet se do të shemben 30 ndërtime pa leje.
Ky aksion i policisë vjen pak ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë ndërtuesit të paligjshëm në bregdet të mos prekin hapësirat pa leje, pasi në të kundët do të merren masa ndaj tyre.
Ai tha se ndërtimet duhet të prishen nga vetë ndërtuesit para ditës së hënë, pasi nga java tjetër, do të nisë aksioni për prishjen e tyre.
/Priza.al/