Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur kanosje ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka theksuar se janë marrë masat e nevojshme. Baki Kelani nga policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Kelanit.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës” – ka deklaruar ai.