‘Boko Haram’ me një më pak… Vetëvritet me eksploziv lideri i grupit kriminal, Abubakar Shekau

Lideri i grupit militant terrorist në Nigeri, “Boko Haram”, Abubakar Shekau, mësohet se ka vrarë veten.

BBC shkruan se, këtë e kanë bërë të ditur grupet rivale të tij, në një regjistrim audio.

Në audion e marrë nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik, Provinca Afrikane Perëndimore (Iswap) tha se Shekau vdiq duke u shpërthyer me eksplozivë.

Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve.

Abubakar Shekau: Boko Haram's radical leader - France 24

Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë tashmë. As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Analistët thonë se, nëse konfirmohet vdekja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e “Boko Haramit”.

Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve “Boko Haram” dhe “Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore”, mirëpo të tjerë thonë se, militantët e “Boko Haramit” do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre.

Boko Haram leader ′is dead,′ jihadist rivals claim | News | DW | 06.06.2021

Çfarë thuhej në incizim?

“Shekau vrau ​​veten menjëherë duke shpërthyer një eksploziv. Shekau preferoi të poshtërohej në jetën e përtejme sesa të poshtërohej në tokë”,- thuhej në regjistrim.

Por ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Shekau ka ‘luajtur’ rolin e të vdekurit. Shumë herë të tjera ai, ka bërë sikur ka vdekur, dhe më pas është rishfaqur sërish.

Shekau dead: Five times wen Boko Haram leader Abubakar Shekau don die - BBC  News Pidgin

/Burimi: BBC, REL/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *