Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në shumë zona të vendit, përfshirë këtu edhe Shkodrën.
Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se janë përmbytur 1000 hektarë sipërfaqe toke, teksa rruga e Obotit është mbuluar nga uji.
Reshjet kanë sjellë probleme edhe me energjinë elektrike në disa fshatra si Mushan, Shirq, Suka Dajç
Situata paraqitet si më poshtë:
Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19.00 të datës 18.01.2023 (kuota max 7.50 m)
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19.00 të datës 18.01.2023 (kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.
Njësia Administrative Dajç:
Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.
Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Sipërfaqja e përmbytur është 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e datës 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Fshati Obot është pa energji elektike.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.