Rënie gurësh e orteqesh, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhjeve të aksese rrugore që janë të bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Në njoftim bëhet me dije se në Bajram Curri-Fierzë ka pasur rënie gurësh. Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh.

Njoftimi i ARRSH:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
#ARRSH #MIE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *