Blendi Teta i dënuar vrajen e Santiago Malkos ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit.
Teta i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim ka kundërshtuar vendimin e dhënë në qershor të vitit të kaluar nga Apeli i Posaçëm.
Çështja do shqyrtohet nga anëtari i gjykatës së Lartë Mehdi Bici. Blendi Teta u gjet fajtor edhe për përfshirjen në vrasjen e ish-policit, verën e 2019-ës në Tiranë. SPAK e akuzon atë se ka siguruar informacione për ekzekutorët e Malkos dhe ka qenë në praninë e grupit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Disa ditë më parë gjykata çeli procesin edhe për personat e tjerë që janë në kërkim për këtë ngjarje.
Si organizator dhe porositës të vrasjes janë shtetasit Leonard dhe Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj. Malko u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e 27 gushtit 2019 teksa po qarkullonte me makinë në rrugën “Xhanfize Keko”.