Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 janar 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 3°C

në zonat e ulëta 1 deri 12°C

në zonat bregdetare 2 deri 12°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *