Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.
Çifti duken pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre bashkë publikisht, me dëshirën e tyre.
Siç pritej, komentet poshtë fotos së Pique-s nuk kanë fund, ku mbizotërojnë ato që i rikujtojnë ish-partneren e tij, Shakirën.
“Kjo foto u pëlqen vetëm të pabesëve”, Kjo nuk është dashuri, është e përkohshme,” janë vetëm disa nga komentet pro këngëtares kolumbiane.
“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës”-komenton një tjetër ndjekës.
Kujtojmë se Shakira lançoi këngën e saj të re, e cila qartazi është kthyer në një hit kudo. Kënga është bërë virale në rrjetet sociale dhe i dedikohet Pique-s.
Ndonëse artistja latine edhe më parë i ka kushtuar këngë ndarjes së saj nga Pique, ky i fundit nuk ka reaguar kurrë, por këtë herë ai nuk ia ka përtuar.
Ka qenë një frazë e këngës më të fundit, ku ajo shprehej për futbollistin se “ka ndërruar një Rolex për një Casio’’. Pique iu përgjigj duke njoftuar një partneritet me markën Casio për projektin e tij King’s League.
Përpos kësaj, Shakira ka vënë në lojë edhe të dashurën e tij të re, Clara Chia, duke e krahasuar atë në mënyrë metaforike me një Twigo, pasi shprehet ‘’ndërrove një Ferrari për një Twigo’’.
Edhe këtë herë, Pique ia ka kthyer duke shkuar në ligë në një makinë Twingo.