Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare kryetarin e PD Sali Berisha pasi ai i shoqëruar nga deputetët e tij bllokoi foltoren.
Lindita Nikolla u shpreh: Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca. Jepet masa disipoinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit”
Nga ana tjetër Berisha i ka kërkuar Nikollës të përjashtojë Ramën apo veten.
“Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar”– tha Berisha.