Goditën 27 herë me thikë të riun në një lokal, arrestohet njëri prej autorëve (Emri)

Maren Hoxha, 27-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen me thikë të të riut Eder Dorzi disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Uniformat blu bëjnë me dije se ai është ndaluar nga shërbimet e Komisiariatit nr. 2 në Tiranë, ndërkohë që në kërkim vijon të mbetet bashkëpunëtori i tij, Heridon Hasa.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *