Shqiptari Izbi Çaushi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 47-vjeçarin greko-amerikan dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.
Krimi ndodhi mëngjesin e së premtes së shkuar në një nga lagjet e qytetit të Kallamatës dhe dyshohet se ndodhi për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës. 38-vjeçari shqiptar u arratis pas ngjarjes dhe u gjet nga policia mëngjesin e së mërkurës në një banesë të marë me qira nga një bullgar.
Ai u vendos në pranga pa bërë rezistencë. Izbi Çaushi u arrestua së bashku me 34-vjeçarin bullgar. Policia ka gjetur në dhomë 80 gramë hashash dhe ndaj të dyve është ngritur një akuzë për trafik droge.
Sipas informacioneve, 38-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik kokaine, ka marrë përsipër vrasjen e “amerikanit” dhe ka pretenduar se 22-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, thjesht donte të blinte 2 gram kokainë nga viktima.
Duke qenë se ishin miq, ata kanë shkuar së bashku për ta takuar 47-vjeçarin. Lidhur me armën e zjarrit të llojit pistoletë me të cilën u krye vrasja, shqiptari tregoi se e ka hedhur në det. Një ditë më parë, 22-vjeçari shqiptar Aleksander Koto, ka deklaruar se organizoi takim me viktimën me pretendimin se donte t’i blinte një dozë kokaine. Gjithashtu ka deklarur se nuk e dinte që Izbi Çaushi ka pasur armë me vete.