Fifi pozon me barkun e rrumbullakosur

Edhe dy muaj dhe merr fund pritja e ëmbël për Filloreta Raçin, e njohur me emrin e artit si Fifi. Këngëtarja e njohur do të bëhet nënë për herë të parë.

Së fundmi, Fifi ka ndarë disa imazhe të reja me barkun e rrumbullakosur, ki shkruan: “Duhet me prit edhe 2 muaj me bërë vetullat, me bërë laser, me bërë nja dy trajtime të thella fytyre, masazh fizioterapi”.

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje të ëmbël, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë ajo e ndau gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *