Duke qenë se jemi në sezonin e dimrit duhet të jeni koshientë që cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kjo ndodh sepse dritaret dhe dyert mbahen të mbyllura për të ruajtur nxehtësinë. Nëse ajri në atmosferën e brendshme është i ndotur, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme.
Nëse dëshironi të përmirësoni cilësinë e ajrit ekspertët sugjerojnë të provoni disa mënyra shumë specifike si për shembull të bëni zakon pastrimin e pluhurit i cili shkakton acarime të ndryshme. Provoni një leckë të lagur për t’u siguruar që të hiqni qafe çdo grimcë të vogël që jeton në sipërfaqet e shtëpisë tuaj. Mos harroni të pastroni të gjitha ato vende që nuk janë aq të dukshme.
Oxhaku mund të krijojë super atmosferë por nga ana tjetër mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe të rrisë rrezikun e kancerit. Ndizeni atë me masë. Mbajeni oxhakun të pastër dhe hiqeni hirin sa herë që pastroni zonën. Eliminoni gjithashtu lagështinë. Lagështia shndërrohet lehtësisht në myk, i cili bëhet i rrezikshëm për shëndetin.
Ndaj është mirë të hapni dritaren sa herë që gatuani. Për të pasur cilësi më të mirë të ajrit në shtëpi, mos harroni të ajrosni siç duhet të gjitha dhomat. Ventilimi i dhomës është ndoshta një nga hapat më të rëndësishëm për të shmangur cilësinë e dobët të ajrit në hapësirën ku jetoni çdo ditë. Blini bimë që pastrojnë ajrin.
Ka bimë që mund të përdoren për të pastruar ajrin brenda. Ato përmirësojnë cilësinë e saj brenda shtëpisë dhe ndër to janë orkide, sansevieria. Shmangni zakonet si duhani ose mos ngrohni motorin e makinës jashtë garazhit, kur është ngjitur me shtëpinë.