Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Olsian Çela në Pogradec. Në një prononcim për mediat, ajo deklaroi se në fokus të diskutimit ka qenë reforma në drejtësi.
Ndër të tjera, amabasadorja u shpreh se është shumë e rëndësishme të hetohen krimet zgjedhore në mënyrë që viktimat dhe shkelësit të marrin atë që meritojnë.
“Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri. Ne donim të shihnim se si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje.
Prokurori dhe unë folëm për rëndësinë e ndjekjes së krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime, viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, deklaroi Kim.
/Priza.al/