Franca dhe Italia janë afër finalizimit të detajeve teknike për të furnizuar Ukrainën me një sistem të mbrojtjes ajrore SAMP/T, sipas dy burimeve diplomatike, megjithëse ishte e paqartë se kur mund të vinte një vendim përfundimtar.
Rusia vijoi sulmet me raket ditën e sotme, duke vrarë të paktën një person, vetëm një ditë pasi Kievi siguroi premtimet e Perëndimit për dhjetëra tanke moderne në përpjekje për të zmbrapsur pushtimin rus.
Në nëntor, Kievi u kërkoi aleatëve të tij perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe në mënyrë specifike kërkoi SAMP/T, i njohur ndryshe si Mamba.
Ministri i Mbrojtjes i Francës Sebastien Lecornu do të udhëtojë në Itali të premten për të takuar homologun e tij italian Guido Crosetto, me të dyja palët që duan të vazhdojnë me bisedimet në lidhje me SAMP/T.
“Po e finalizojmë me italianët. Nuk është shumë larg”, tha një burim diplomatik francez.