Kritikat e vazhdueshme rrezikojnë martesën tuaj

Kur kritikat kthehen në zakon, janë një kërcënim për çdo marrëdhënie në çift. Kur kritikoni partnerin/en tuaj, gjë që sigurisht do ta bëni, shmangni taktikat e ashpra.

Është e lehtë të vlerësosh të dyja këndvështrimet. Është e tmerrshme të jesh përballë kritikave. Është po aq e tmerrshme të jesh në rolin e partnerit “të bezdisur” kërkesat legjitime të të cilit po shpërfillen. Kur ndihemi të zemëruar, është e vështirë të ndërmarrim hapa pozitivë për të ndryshuar pjesën tonë të sjelljes, sepse duket kaq e qartë se partneri është ai që duhet të ndryshojë.

Është e zakonshme që çiftet të arrijnë në një ngërç ku secili person e sheh tjetrin si problem dhe beson se e vetmja “zgjidhje” është që partneri të ndryshojë.

Ai mendon se ajo duhet të pushojë së kritikuari dhe të fillojë të vlerësojë të gjitha gjërat që ai bën për familjen. Ajo mendon se ai duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje nevojave të fëmijëve dhe shtëpisë pa kujtesat e saj të vazhdueshme.

Jeni me fat nëse keni një partner që ndihet aq solid, i qetë dhe mirë me veten e tij, saqë ai mund të lejojë që kritikat dhe negativiteti juaj të kalojë pranë tij shumicën e kohës dhe të marrë parasysh pikat e mira që po bëni, pa u distancuar.

Shumë njerëz nuk mund të tolerojnë shumë kritika ose udhëzime nga partneri i tyre, edhe nëse në fazat e hershme të marrëdhënies gjërat dukeshin ndryshe.

Kur do të kritikoni partnerin, kujdesuni që të kritikoni me qetësi. Në të kundërtën, ai do të fokusohet në veprimet dhe mënyrën (e keqe) se si po ia thoni, jo në atë që juve ju shqetëson.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *