Dashi
Urani do ndikojë shumë negativisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite kështu që mosmarrëveshjet dhe zënkat me partnerin do shtohen edhe më shumë. Beqarët do jenë mjaft realistë dhe nuk do bëjnë zgjedhje të pamenduara e të gabuara. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri. Nga ana tjetër familjarët do jenë atje për t’iu ndihmuar në çdo rast.
Demi
Sot do reflektoni gjerë e gjatë ju të dashuruarit dhe ka mundësi t’i zgjidhni njëherë e mirë edhe disa probleme të vjetra që keni pasur. Beqarët do kenë plot njohje të reja, por do preferojnë të presin pak kohe para se të hedhin hapa. Me financat do duhet të tregoheni akoma më striktë se më pare në mënyrë që më në fund të jeni më të qetë kur të bëni investime.
Binjakët
Ditë rutinë ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Here do ndiheni mirë, por herë të tjera do doni që gjërat të ishin ndryshe. Beqarët do e kenë të vështirë ta ndryshojnë statusin e tyre edhe pse do shfrytëzojnë çdo mundësi që do iu jepet. Në planin financiar gjendja do jetë shumë e keqe dhe do ju duhet patjetër ndihma e të afërmve.
Gaforrja
Ditë shumë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Nuk do jeni aspak nervozë dhe nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin. Beqarët nuk do kenë mundësi për lidhje serioze, por rastet për aventura kalimtare e pasionante do jenë të pafundme. Në planin financiar do jeni tej mase të kujdesshëm dhe jo vetëm që gjendja do stabilizohet, por mund të ketë edhe përmirësime.
Luani
Jeta juaj në çift do jetë e kënaqshme sot. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni të bëni më të mirën që entuziazmi të mbizotërojë gjithmonë. Beqarët do jenë më me fat se kurrë ndonjëherë dhe do përjetojnë çaste të lumtura. Gjithçka do ndryshojë njëherë e mirë për ta. Në planin financiar situata nuk do jetë e keqe, megjithatë nëse tregoheni pak më të matur e më të kujdesshëm gjendja do jetë edhe më e mirë.
Virgjëresha
Nuk do i qëndroni dot besnike partnerit tuaj sot edhe sikur të doni. Disa persona të rinj do iu joshin aq shumë dhe do iu bëjnë t’i përkushtoheni në çdo moment duke harruar çfarë keni lënë pas. Beqarët do jenë në humor më të mirë dhe gati për të joshur cilindo që do pëlqejnë. Ka mundësi që disa të jenë me më shumë fat. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë në mënyrë që të mos keni tronditje.
Peshorja
Ditë e mbushur me çaste të lumtura ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do i mbani më mëri njëri-tjetrit, përkundrazi do harroni çdo problem të së shkuarës dhe do shihni vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur. Në planin financiar asgjë nuk ka për të qenë siç duhet. Do gjendeni në vështirësi goxha të mëdha dhe nëse nuk do ju ndihmojnë mund të rrënoheni.
Akrepi
Edhe pse gjërat në jetën tuaj në çift nuk do ecin shumë mirë sot, kjo nuk do të thotë që ju të alarmoheni ose të qani. Çdo gjë duhet përballuar sepse jeta është e mbushur me të papritura. Shmangni edhe marrjen e vendimeve përfundimtare. Beqarët do bëjnë mirë t’i marrin gjërat sa më shtruar sepse sot nuk është dita e tyre. Financat do jenë të kënaqshme.
Shigjetari
Për çiftet dita e sotme do vazhdojë të jetë e trazuar. Ata nuk do arrijnë dot t’i zgjidhin të gjitha problemet që kanë pasur. Beqarët do i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe do dëgjojnë më shumë zemrën sesa arsyen. Disa do jenë me fat, por disa të tjerë jo dhe aq. Buxheti nuk ka për të qenë aspak i mirë. Mos jepni hua dhe mos bëni investime sepse do pendoheni rëndë.
Bricjapi
Sot do e kritikoni tej mase atë që keni në krah dhe nuk do pranoni që ai të abuzojë me dashamirësinë tuaj. Beqarët as nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi për ta puna dhe familja janë më të rëndësishmet. Ka mundësi që ata të refuzojnë edhe disa mundësi të shkëlqyera. Buxheti do jetë goxha më i mirë se disa ditë më parë, megjithatë jo në gjendjen që keni pritur.
Ujori
Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat ju të dashuruarit. Partneri do ketë nevojë jetike të dëgjojë fjalë të ngrohta. Beqarët do preferojnë lidhjet afatshkurtra dhe emocionet e forta momentale. Do jenë të privilegjuar sot. Për financat ka për të qenë ditë me shumë fat. Jo vetëm që do arrini të bëni investimet e menduara, por mund të hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit
Ka rrezik që ata që janë në një lidhje të kalojnë një krize serioze sot. Mungesa e komunikimit dhe e tolerancës do jenë ato që do e përkeqësojnë edhe më tepër situatën. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim sepse pas shumë pak ditësh do takojnë personin e ëndrrave. Në planin financiar vërtet do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që të mbyllni sytë kur të shpenzoni.