Studiuesit e Egjiptit kanë zbuluar një varr faraoni afër kryeqytetit egjiptian Kairo. Kjo mendohet të jetë mumja më e vjetër e zbuluar në Egjipt. Mumja 4.300 vjeçare u gjet 15 metra nën një grop varresh të zbuluar së fundmi ku gjenden varre të dinastisë së pestë dhe të gjashtë afër Step Pyramid në Saqqara.
Ndër varret e gjetura ishte një që i përkiste Khnumdjedef, një prifti i cili mbikëqyrte fisnikët gjatë mbretërimit të Unasit, faraonit të fundit të dinastisë së pestë. Varri i tij ishte zbukuruar me skena të jetës së përditshme.
Një varr tjetër i përkiste Merit, “ruajtësit të sekreteve dhe ndihmësit të udhëheqësit të madh të pallatit”.
Gjithashtu u gjetën edhe statuja të shumta midis varreve, duke përfshirë një që përfaqësonte një burrë, gruan e tij dhe disa shërbëtorë.