Eni Tare u eliminua të martën nga “Big Brother VIP Albania” pas një qëndrimi të shkurtër brenda shtëpisë. Gjatë spektaklit të së martës, modeli dhuroi emocione të forta për publikun, me historinë e familjes së tij. Ai rrëfeu dhunën e të atit dhe divorcin e prindërve. Dy ditë pas eksperiencës, që ai vetë e cilëson të paharrueshme, Eni ishte i ftuar në një intervistë për të folur për përvojën si banor i “BBV” dhe planet për të ardhmen.
Ai u shpreh në “Ftesë në 5”, se nuk u përshtat me banorët e tjerë në shtëpi.
“Nuk isha plotësisht i angazhuar. Ky është dhe pengu im. Nuk e kuptova pse më ndodhi. Nuk e gjeta veten”- tregoi Eni.
Por, Eni veçon një banore me të cilën tregon se është ndjerë shumë mirë dhe rrëfen se për të e ka marrë malli.
“Më ka marrë malli për Tean, pasi ajo ishte personi që më afroi më shumë. E beri që ditën e parë dhe deri ditën e fundit që u largova. Bisedat që kam bërë me të ishin gjithëpërfshirëse. Ajo e kuptoi karakterin tim, që duhet të më pyeste që unë të përgjigjesha. Tea me çiltërisën e saj dhe faktin që më dëgjonte, më dha atë luksin e të ndjerit rehat” -tha ai.
Eni shpreh dëshirën që “Big Brother VIP Albania 2” ta fitojë Tea: “E meriton ta fitojë. Inteligjenca e saj është shumë lart”, shprehet modeli.