Nasi Xhorxhi 78-vjeçari i cili kishte shkuar për peshkim në bregdetin e Semanit u gjet i mbytur. Ai rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh dhe policia së bashku me familjarët nisën kërkimet. Fatkeqësisht trupi i tij është gjetur i pajetë ditën e sotme nga familjarët rreth 50 metra larg vendit ku ai po peshkonte. Ai u gjet 500 metra larg bregut, rreth orës 06:30 të ditës së sotme.
Kallëzimi në polici u bë nga djali i tij Altin Xhoshe, pasi ai kishte shkuar në vendin ku peshkonte i ati, por aty kishte gjetur vetëm celularin dhe rrjetat e peshkimit.
Dyshimet e para lidheshin me një arrest kardiak i cili mund të jetë bërë shkak për marrjen nga rrjedha e lumit, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të konstatojnë mjekët në trupin e pajetë të 78-vjeçarit.