Në përgjithësi adhuruesit e filmave horror analizojnë çdo detaj të filmit, janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta. Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët.
Këta persona me shumë mundësi gëzojnë njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqen nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme. Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Skenat horror që jepen në film, u zgjon këtyre njerëzve hobi të reja.
Disa njerëz fiksohen edhe më shumë te profesionet e tyre, por të tjerë provojnë edhe në eksperienca të reja. Po ashtu, një pjesë e tyre janë edhe lexues mjaft të mirë. Janë mendimtarë të pavarur. Njerëzit që tërhiqen nga filmat horror tërhiqen nga gjëra që nuk preferojnë t’i ndajnë me të tjerët dhe të mos flasin shumë për to.
Është pikërisht ky shkaku pse një kategori e caktuar njerëzish tërhiqen për dikë që është i mënjanuar nga të tjerët. Janë të prirur për të zbuluar mistere. Filmat horror kanë mistere brenda tyre, diçka që ka qëllim të zgjidhet.
Çdo film horror merret me një element të panjohur. Në këtë mënyrë, edhe ai që e sheh bëhet një lloj agjenti, të cilit i duket vetja protagonist që jep të dhëna. Ai mund ta nuhasë vrasësin me milje larg. Prekin anën e errët të jetës.
Ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë nuk preferojnë të mendojnë për vdekjen, fansat e filmave horror kanë forcën mendore për ta ‘përqafuar’ atë dhe për të menduar shpesh për të, madje e shohin vdekjen edhe si formë argëtimi.
Ata nuk interesohen fare çfarë mendojnë të tjerët për ta, thjeshtë janë të interesuar për të panjohurën. Nuk janë të frikësuar nga asgjë. Njerëzit që nuk tmerrohen, as nuk shqetësohen, do të thotë që janë të guximshëm dhe nuk i pengon asgjë. Kanë aftësi për të kuptuar ç’ndodh përtej dhe kjo lloj aftësie i lejon ata të shijojnë më shumë se pjesa tjetër e atyre që mendojnë gjithmonë tmerrin dhe fundin e frikshëm.