FOTO-LAJM/ Nga pijet falas te lyerja e thonjve, fansat bëjnë “namin” në rrjet për Luizin

Ky edicion i dytë i “Big Brother Vip” po merr përmasa ‘të frikshme’. Si asnjëherë tjetër një banor nuk ka marrë kaq shumë mbështetje nga publiku, siç po merr Luiz Ejlli.

Në rrjete sociale janë hapur qindra profile me emrin e Luizit dhe në mbështetje të tij.

Mbështetja ka arritur në ato nivele sa disa prej fansave vendosin banera në rrugë me foton e Luizit, ka lokale që ofrojnë pije falas në mbështetje të tij, ka pasur nga ata që kanë bërë tatuazh fytyrën e këngëtarin dhe së fundmi ka nisur trendi i bërjes së thonjve me emrin e Luizit.

Rikujtojmë se, fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë bërë një protestë në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit.

Ata u mblodhën para shtëpisë së  famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mënyrë që të tregonin mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran, ku nuk munguan as personazhet publike.

Gjithashtu, pas historisë së tij në lidhje me sëmundjen, fansat e kanë mbështetur “Luanin” duke i dërguar drona në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *