“Rama i zhdukur prej 48 orësh”, Berisha: Është nisur te padroni i tij, Geroge Soros

Kreu i PD,  Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aferën e ish agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është zhdukur prej 48 orësh ndërsa shtoi se nuk dihet nëse ai ka fluturuar jashtë vendit për të kërkuar ndihmë te George Soros.

“Me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit. I cili ia ka mbathur, është zhdukur prej 48 orëve, ka fluturuar me Ismailin apo jo, për këtë nuk kemi asnjë lajm. A është nisur te padroni i tij Geroge Soros për të kërkuar ndihmë. Sepse në kodin e mafies lajmet nuk pipëtijnë. Ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar për pushtetin e tij të korruptuar.

Unë kam denoncuar para jush këtë fenomen ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen që arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të marrë veprime dhe akte kundër opozitës demokratike të një vendi me qëllimin e marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet nga zyrtarë të tij të krimit më të shëmtuar. Nuk veprojnë kurrë në këtë mënyrë në këtë mënyrë ndaj një vend të lirë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *