Paratë ruse në PD/ A do i kërkoni falje Lulzim Bashës? Përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon se kryeministri Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së i futën thikën PD-së me akuzat për lobim rus në SHBA.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u pyet në lidhje me skandalin nëse do i kërkojë falje ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha nëse vërtetohet se gjithçka ka qenë ashtu sikur thotë ai e kurdisur në zyrën e Edi Ramës?

Berisha u shpreh se nëse Lulzim Bashës nuk ia kanë dhënë rusët, të tregojë ku i mori 500 mijë dollarë që loboi në Amerikë.

“Nëse ka njeri që ka mohuar dosjen ruse, ambasadorit dhe të dërguarit të SHBA-së ka qenë Sali Berisha. Për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Në prill të vitit 2022 Rama i deklaron Bashës, se ke futur duart thellë në xhepat rusë. Ndërhyn me Ramën dhe Agaçin dhe nuk e çon dosjen në gjykatën e Lartë.

Në kundërshtim me ligjin. Bashkë-atdhetarët tanë në SHBA thanë se nuk kemi dhënë asgjë për Nick Muzin për lobim, por kemi firmosur sikur i kemi dhënë për të ndihmuar PD-në. Pasi kam marrë këto informacione, kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë rus. Dhe i kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin. Kam kërkuar që Basha të bëjë publike burimin e parave, ndryshe mbetet varianti rus. Basha s’e ka bërë as sot këtë gjë. Të tregojë burimin. Rusët para ndanë por, a ka marrë apo jo Basha nuk e di. Por ai nuk ndjen përgjegjësi” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *