Në ‘garë’ me Alibeajn për anëtarët e KZAZ-ve, Berisha çon përpara tij në KQZ emrat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka pritur vendimin e gjykatës për çëshjten e vulës së PD, por ka dërguar ditën e sotme pranë KQZ-së emrat për anëtarë të KZAZ-ve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lista me 230 emra u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo. Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga kryetari Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD. Në dokumentacion PD rezulton e regjistruar në emrin e Lulzim Bashës. Edhe kreu i KQZ ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka komunikim insititucional me PD-në, përmes përfaqësuesve të kësaj force politike Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë. Partia Socialiste e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë emrat ditën e nesërme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *