Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Dedë Nikaj. Ai është i dyshuari kryesor i Policisë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020.
Mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza. Ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.
Pavarësisht shpërthimit polici nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Ai është lajmëruar më tej nga familjarët për ngjarjen. Vetë polici Milani dyshoi në atë kohë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth, për shkak të problematikës në kultivimin e drogës.