Aksidentoi qytetarin me biçikletë, arrestohet shoferi i “Peugeot” në Vlorë

Një 43-vjeçar në Vlorë ka aksidentuar me automjetin tip “Peugeot” një qytetar, i cili lëvizte me biçikletë. Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa 62-vjeçari i aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar shtetasin B. V., 62 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi B. V, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *